z.Sadriu: Presheva vazhdon të jetë qyteti i parë me popullsi me të re Serbi, me moshë mesatare 29 vjeç.

z.Sadriu: Presheva vazhdon të jetë qyteti i parë me popullsi me të re Serbi, me moshë mesatare 29 vjeç.

Shkruan nënkryetari i Pdsh-së z.Ilir Sadriu

Më 12 Gusht të çdo viti manifestohet Dita Ndërkombëtare e Rinisë.

Presheva vazhdon të jetë qyteti i parë me popullsi me të re Serbi, me moshë mesatare 29 vjeç.

Rinia e Luginës së Preshevës po vazhdon të diskriminohet nga ana e shtetit e të jetë e pabarabartë me moshatarët e tyre në Serbi dhe komuniteti me i shtypur në Europë.

Po e veçoj diskriminimin shtetëror në fushën e arsimit (pa tekste shkollore, mosnjohje të diplomave) , fushën e sportit, kulturës dhe shkallën gati 80% të papunësisë, që po ndikon në braktisjen e vendlindjes dhe marrjen e rrugës së të rinjve në drejtim të shteteve normale të Evropës.

Pothuajse njëjtë sikurse aparati Shteteror, edhe pushteti lokal i pa vizion i Komunës së Preshevës gjatë kësaj qeverisje, nuk ka ndërmarr asnjë masë inkurajuese për të rinjt.

Deri më tani nga ky pushtet lokal, nuk kemi asnjë nismë në drejtim të sigurimit të ndonjë programi të veçantë për të rinjt, duke mos i dhënë mbështetje me linjë buxhetore, qoftë për nxitjen e ndërmarrësisë Rinore, për zbutjen e papunësisë por edhe për zhvillimin e sportit, kulturës etj.

Kjo shumicë qeverisëse kryefjalë, trumbetim dhe targetim kryesor e ka pasur rininë, ndërsa edhe gjatë shënimit të ditës ndërkombëtare të të rinjve, është e heshtur, e strukur dhe pa asnjë aktivitet e mesazh për Rininë që po na braktisë çdo ditë.


Shpresa e humbur e Rinisë sonë, padyshim që duhet të zëvendësohet me kurajon dhe guximin e tyre sepse nuk e meritojnë këtë sjellje dhe këtë gjendje përbuzëse.