Samsung lanson orën e mençur e cila matë tensionin e gjakut (Foto)

Shumë orë të mençura mund të masin të rrahurat e zemrës, por pak prej tyre e masin edhe tensionin e gjakut.

Kjo për shkak se për këtë proces kërkohen pajisje të veçanta.

Një patentë e re ka treguar se Samsungu ka gjetur mënyrën për matjen e tensionit të gjakut përmes një sensori të ngjashëm me atë që mat të rrahurat e zemrës.

Në patentë shihet një orë e mençur e quajtur Samsung Gear X.