Vaksina e famshme kundër Covid-19 e nisë fazën e tretë të testimeve

Vaksina e famshme kundër Covid-19 e nisë fazën e tretë të testimeve

Kompania farmaceutike amerikane “Johnson & Johnson” nëpërmjet një komunikatë bëri me dije se vaksina e tyre anti-Covid është futur në fazën e tretë të testimeve. 

Për vaksinim me të janë regjistruar 60 mijë vullnetarë nga tri kontinente të botës, në mënyrë që të analizohet siguria dhe efikasiteti i dozës së saj, raportojnë mediet e huaja.

Kryetari dhe drejtori ekzekutiv i ndërmarrjes farmaceutike, Alex Gorsky, në një deklaratë tha se kompania do të kujdeset për “standardet e sigurisë” dhe “transparencës” gjatë testimit.

Kompania me bazë në New Jersey të SHBA-ve tha se synon të sigurojë 1 miliard doza të vaksinës për çdo vit.

Përderisa mjekimi për miliona njerëz në të gjithë botën mbetet një problem, kompania tha se vaksina e saj, nëse rezulton e suksesshme nuk do të kërkonte infrastrukturë të veçantë për të arritur tek njerëzit që kanë nevojë për të.

Kandidati për vaksinë kundër COVID-19 Johnson & Johnson do të marrë ndihmë nga një platformë teknologjike që u përdor gjithashtu për të zhvilluar dhe prodhuar vaksinën e aprovuar kundër Ebola-s dhe për bërjen e vaksinave kandidate për HIV.

Platforma është përdorur për të vaksinuar më shumë se 100 mijë njerëz deri më sot përmes programeve të ndryshme të vaksinave.