Grupi Parlamentar i AAK-së: Të mos ndodhin më operacione të tilla sikur ky sot

Grupi Parlamentar i AAK-së: Të mos ndodhin më operacione të tilla sikur ky sot

Grupi Parlamentar i AAK-së thotë se me shumë shqetësim po ndjekin zhvillimet që po ndodhin në zyrat e OVL të UÇK-së.

“Konsiderojmë se operacione të tilla janë të panevojshme dhe padinjitetshme. Republika e Kosovës, populli i saj e në veçanti luftëtarët e lirisë, asnjëherë nuk e kanë penguar drejtësinë. Përkundrazi, ne gjithmonë kemi qenë në anën e saj, pasi që vet ishim viktimë e agresorit serb. Edhe pse, duke nisur prej liderit tonë Ramush Haradinaj, shumë luftëtarë padrejtësisht u akuzuan e u trajtuan në gjykata ndërkombëtare, ata asnjëherë nuk i kanë ikur ftesës së organeve të rendit dhe drejtësisë”, thuhet në reagimit reagimin e Grupit Parlamentar të AAK-së.

AKK ka apeluar që të mos ndodhin më operacione të tilla sikur ky që ndodhi sot.