Maqedoni, është bërë funksionale platforma për mësim online

Maqedoni, është bërë funksionale platforma për mësim online

E vetmja platformë kombëtare e të mësuarit online është operacionale. Tashmë është në dispozicion në adresën www.schools.mk.

Ministria e Arsimit u dërgoi udhëzime shkollave dhe i udhëzoi ata që të sigurojnë fjalëkalime për nxënësit nëse kjo mund të bëhet deri në fund të fundjavës.

Të gjithë do të duhet të bashkohen në platformë, pavarësisht nëse ndjekin mësimet fizikisht ose online.

Udhëzime dhe manualë video, si dhe përmbajtje të tjera janë postuar tashmë në platformë.

Mësimi në Maqedoni zyrtarisht fillon më një tetor./