Sot, 3 janar 2021, Gjykata e Preshevës, përkundër premtimit të të parit të kësaj komune, nuk po punon.

Sot, 3 janar 2021, Gjykata e Preshevës, përkundër premtimit të të parit të kësaj komune, nuk po punon.

Komunikatë e Partisë për veprim Demokratik:

Sot, 3 janar 2021, Gjykata e Preshevës, përkundër premtimit të të parit të kësaj komune, nuk po punon.

Ajo nuk do të punojë as nesër si institucion i pavarur gjyqësorë, siç ka punuar prej pas Luftës së Dytë Botërore e deri më 2010.

Premtimet se në Gjykatën e Preshevës do të fillojnë të ashtuquajturat “Ditët e gjykimit” nuk nënkuptojnë kthimin e gjykatës.

Janë thjeshtë një komedi me kërkesën e shqiptarëve për rikthim të gjyqësorit.

Tragjikomedia qëndron në atë se kësaj farse të Serbisë së Vuçiqit i beson i pari i Preshevës.

Bile edhe po lartëson atë.

Rikthimi i gjykatës bëhet vetëm me ndryshim të ligjit, jo me premtime politike, qofshin këto edhe premtime që vijnë nga “politika e ndryshimeve” që karakterizohet me nënshtrim ndaj Serbisë së Vuçiqit.