Fillon vaksinimi masiv në komunën e Bujanocit, kryetari Arifi i ofron mbështetje personelit mjeksorë

Fillon vaksinimi masiv në komunën e Bujanocit, kryetari Arifi i ofron mbështetje personelit mjeksorë

Sikurse në shum komuna në Sërbi edhe në komunën e Bujanocit sot kafilluar imunizimi masiv i populates, gjegjësisht vaksinimi kundër virusit korona.

Në baz të të dhënave që ka marrë Shtëpia e shëndetit nga portali E-uprava.rs ku edhe bëhet aplikimi për marrjen e vaksinës sot do të vaksinohen 52 persona.

Koordinatorja e vaksinës në Shtëpinë e shëndetit në Buajnoc mjekja Afërdita Mustafa theksoi se, gjithçka është duke shkuar në rregull popullata është duke u paraqitur ashtu siç i kanë marrë terminet gjatë aplikimit.

Mjekja Afërdita Mustafa është e para që ka marrë vaksinën kundër virusit korona në komunën e Bujanoci e cila deri më sot nuk ka patur ndonjë ndikim anësor.

Ajo thotë se tash ndjehet më e sigurtë, njëkohësisht porositë gjith qytetarët që ta marrin vaksinën sepse vetëm në këtë mënyrë mund ti japim fund kësaj pandemie

Të premtën e kaluar Shtabi për situata të jashtëzakonshme në baz të shkresës së Ministrisë për Administratë Shtetërore dhe Pushtet Lokal ka vendos që hapsirat e objektit të fakultetit Ekonomik në Buajnoc të shfrytëzohen për vaksinimin e popullatës.

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi sot ka vizituar hapsirat ku është duke u kryer vaksinimi i popullatës dhe i ka ofruar mbështetje të parezervë personelit mjeksorë të cilët siç tha Arifi janë duke kryer një punë shumë të rëndësishme për të ruajtur shëndetin e popullatës.

Edhe njeriu i parë i komunës apelon tek qytetarët që të jenë imun ndaj virusit korona, gjegjësisht ta marrin vaksinën, duke përkujtuar se gjatë periudhës së pandemisë kemi patur dhjetra persona që kanë humbur jetën si pasojë e virusit korona, andaj apelon te qytetarët që ta marrin vaksinën dhe ta ruajmë shëndetin.

Siç edhe është shprehur më herët edhe kryetari Arifi do ta marrë vaksinën kundër virusit korona, sepse thotë që më mirë ta parandalojmë të keqen se sat a shërojmë atë.

Nga ana tjetër qytetarët të cilët sot janë vaksinuar ndjehen mirë, ata thonë se vaksina është për të mirën tonë dhe do të duhet ta marrin të gjithë, ngase ky ëhstë rekomandim i organeve kompetente.

Sipas drejtoreshës së Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc Dalliborka Pavlloviq, mënyra elektronike është e vetmja adresë ku qytetarët mund të aplikojnë për vaksininën antikovid.

Kjo nënkupton se rekomandimi i fundit që qytetarët të kontaktojnë mjekët e tyre të zgjedhur për të regjistruar dhe caktuar datë për vaksinimin nuk është më i vlefshëm, por qytetarët aplikimin mund ta bëjnë vetëm përmes portalit E-uprava.rs, ndërsa mund të aplikojnë të gjith të interesuarit pa marrë parasysh moshën, përveç atyre që janën nën 18 vjeç.

Aktualisht në Bujanoc është duke u aplikuar vaksina kineze e cila qytetarëve i ipet në dy faza.