z.Imran Pajaziti i numëron punët e pushteteve të kaluara, fton pushtetin e tanishëm të tregoj cfarë ka investuar në në fshatin Corroticë dhe Shoshajë

z.Imran Pajaziti i numëron punët e pushteteve të kaluara, fton pushtetin e tanishëm të tregoj cfarë ka investuar në në fshatin Corroticë dhe Shoshajë

z.Imran Pajaziti i numëron punët e pushteteve të kaluara, fton pushtetin e tanishëm të tregoj cfarë ka investuar në në fshatin Corroticë dhe Shoshajë

Shkruan Imran Pajaziti ish kryetar i forumit rinor të PDSH-së:

Reagim me shkas,

Para disa ditëve, u cilësova nga kryetari i komunës, më saktë nga ai që shkruan në emër të tij, se unë jam produkt i 12 viteve të qeverisjes së PDSH-së, pjesës së "pushtetit famëkeq", i srërvjetruar dhe i konjukturave të kaluara, shkatërrues dhe se për tri dekadat e kaluara nuk kam (kemi) bërë asgjë, e të ngjajshme...

Gjthashtu, mu kërkua që të mos merresha me broçkulla, por të flas me argumente dhe me seriozitet!

Unë, gjithmonë kam qenë serioz dhe jam munduar të flas me gjuhë të argumentit, me saktësi maksimale...

Gjatë kohës sa kam vepruar unë dhe bashkëpunëtorët e mi nga PDSH e PVD, kemi arritë, që me mudësit tona (kuptohet se kemi mund me bë shumë më shumë, e ndoshta më mirë) modeste dhe në mbështetje të partive politike në vendbanimin tonë, Corroticë e Shoshajë e Poshtme t`i realizojmë këto punë (investime):

1. Asfaltimin e rrugës Preshevë - Rahovicë - Corroticë - Raincë;

2. Rrjetin e kanalizimit fekal në Corroticë e Shoshajë - me disa kilometra(mbi 13 km);

3. Shtruarja  me asfalt dhe pllaka betoni i të gjitha rrugicave (sokaqeve) me përjashtim të një sokaku;

4. Elektrondriçimi i rrugës kryesore prej fillimit të fshatit Shoshajë e deri në dalje të Corroticës dhe elektrondriçimi i të gjithë sokaqeve në këto dy bashkësi lokale;

5. Ndërrimi i të gjitja shtyllave elektrike të drurit me ato të betonit,

6. Ndërrimi i tërë rrjetit elektrik, nga ai monofazor në trefazësh, në kabllor;

7. Shtruarja e nje pjese të trotuarit me asfalt;

8. Pjesëmarrja e pushtetit lokal me plaka betoni për shtrimin e rrugës për në varreza;

9. Përforcimin e dy transformatorëve elektrik  nga 100 kva në 250 kva ekzistuese në fshat,

10. Vendosja e dy transormatorëve të rinj në Corroticë;

11. Vendosja (instalimi) i rrjetit elektrik me kabëll nëntokësor Corroticë - Raincë;

12. Rregullimi i shtratit të përroit prej xhamisë deri në dalje të fshatit;

13. Rregullimi i shtratit të lumit prej Shoshaje deri në lumin Motavica,

14. Rregullimi i shtratit të lumit prej fillimit deri në fund të fshatit Shoshajë;

15. Asfaltimi i rrugës prej urës së Shoshajës së poshtme deri mbi fshatin e Shoshajës së Epërme;

16. Ndërtimi i objektit të foshnjores dhe lokaleve të bashkësisë lokale të Shoshajë,

17. Asfaltimi i dy rrugëve që çojnë në shkollë;

18. Asfaltimi i rrugës Corroticë - Bilaç;

19. Asfaltimi i rrugës Corroticë - Bukurocë;

20. Ndërtimi i fushës së sportit për futboll, baskeboll dhe tenis, Qendrës sportive, rekreative;

21. Ndërtimi i godinës së Ambulantës;

22. Ndërtimi i godinës në kuadër të së cilës  janë: foshnjorja (çerdhja), Zyra e vendit (ofiqaria) dhe Zyra e bashësisë lokale;

Me modesti dhe saktësi përmenda disa punë, aktivitete (investime) për t`ju treguar ose bërë me dije se kemi bërë diçka të vogël për vendin/fshatin tonë, e duke ju lutur "JUVE" shpëtimtarëve të Corroticës e Shoshajës së Poshtme, çfarë keni bërë "JU" apo thënë ndyshe NUMËRONI punët apo investimet në këto dy bashkësi lokale, për të parë pastaj kush ndërtoi e kush shkatrroi.

Shikoni JU, po edhe të tjerët se ku ishte Corrotica dhe Shoshaja hiç më larg se në vitin 1994.