Pas shkarkimit të Reshat Nezirit nga pozita e drejtorit të bibliotekës, reagon znj.Ardita Sinani

Pas shkarkimit të Reshat Nezirit nga pozita e drejtorit të bibliotekës, reagon znj.Ardita Sinani

Këshilli drejtues i emëruar nga organi përkohshëm ka shkaktuar drejtorin e bibliotekës “Mehmet Jusufi”.

Në këtë mbledhje tre anëtarët e ri të këshillit drejtues me 3 pro dhe 2 abstenime kanë shkarkuar drejtorin Reshat Neziri dhe më pas kanë emëruar për drejtor Abdulla Memeti.

Pas këti shkarkimi ka reaguar kandidatja për kryetare komune nga PVD Ardita Sinani e cila ka shkruar:
“Shqiprim Arifi me votat e SNS dhe SPS, po shkarkon drejtorët e partive të tjera, pa të zgjedhur të popullit, kur nuk ka Kuvend Komunal.
Ironia është që bëhet fjalë për drejtorin e institucionit që mbanë emrin e Mehmet Jusufit, të diferencuar dikur nga pushteti në Beograd.
Shkarko Shqiprim me votat e pushtetit të Beogradit. Pa vullnetin e të zgjedhurve të preshevarëve.
S’je i pari që e bën këtë.
Më 28 mars shkarkohesh me votat e preshevarëve. S’ka me të shpëtuar Beogradi”

Deri në këto momente, subjekti politik të cilit i takon i shkarkuari Reshat Neziri ende nuk ka reaguar në këtë vendim.