• E mërkurë / Apr-24 14:02
  • Kontakt

Performancë e shkëlqyeshme e Dua Lipës me Chris Martin

Dua Lipa aktualisht gjendet në shtetin brazilian, ku po shkëlqen në koncerte.

Këngëtarja shqiptare është bërë pjesë e turneut të bendit britanik Coldplay.

Bukuroshja ka publikuar disa imazhe dhe video prej koncertit, ku shihen mijëra adhurues teksa perfomojnë së bashku me Lipën.

Por, momenti më magjik i koncertit ishte dueti i Duas me kantautorin e bendit, Chris Martin.

“São Paulo çfarë mbrëmje të mrekullueshme. Keni qenë turma më e zhurmshme ndonjëherë! Faleminderit Chris dhe coldplay që mu bashkuat mua në këngën ‘Homesick’”, ka shkruar Lipa në Instagram.

Ndryshe, “New Rules” i këngëtares ka arritur të shikohet mbi 580 milionë herë në YouTube.

Theksojmë se Dua ka paralajmëruar edhe këngë të reja, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshme.