Gjermania ka kaluar 85,000 vdekje nga koronavirusi, sipas Robert Koch Institut, agjencia kombëtare për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve.
Në 24 orët e kaluara, 283 vdekje u shtuan në numrin tani të përgjithshëm prej 85,112, raporton Cnn, transmeton lajmi.net.
Një shtesë prej 6,125 rastesh me Covid-19 u regjistruan të martën, duke e çuar totalin e ri në 3,533,376.
Shkalla e përgjithshme e incidencës shtatë ditore megjithëse po bie, dhe tani qëndron në 115.4.
Vaksinimi në vend është rritur, me 32.8% të popullsisë të vaksinuar të paktën një herë dhe 9.4% të popullsisë të vaksinuar plotësisht, sipas Ministrisë Gjermane të Shëndetësisë.