Shqiprim Arifi nuk i'a dorëzon zyrtarisht postin kryetares Ardita Sinani

Shqiprim Arifi nuk i'a dorëzon zyrtarisht postin kryetares Ardita Sinani

Kryetarja e komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani në profilin e saj në facebook ka shkruar:

Sot, në shoqërimin e Zëvendës kryetarit të Komunës, z.Ragmi Mustafa dhe të kryetarit të Kuvendit Komunal, z.Sami Salihu; me bashkëpunëtorë, fillova zyrtarisht detyrën e kryetares së Komunës së Preshevës.

Më vjen keq që ish-kryetari i Komunës nuk mori pjesë në pranim-dorëzimin e detyrës dhe të dokumentacionit teknik e administrativ. E kuptoj egon personale dhe qëllimin për ta vështirësuar punën e zyres së Kryetares së Komunës. Por, pranim-dorëzimi nuk është çështje shtrëngim duarsh.

Pranim-dorëzimi është kulturë (e vazhdimësisë) institucionale dhe tregues i potencialit tonë demokratik. Shprehje se e duam Preshevën, interesin e saj publik dhe qytetar, më shumë se veten.


Sidoqoftë, qeverisja jonë e re është e përkushtuar për vazhdimin e punëve të mira dhe ndalimin e vendimeve të dëmshme, si dhe për fillimin e reformave gjithëpërfshirëse.

Presheva bëhet bashkërisht.