Një ngjarje e pazakontë i ka ndodhur dje një personi në Prishtinë.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, ka bërë të ditur se Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se kishte blerë një kamion me dhe por gjatë shkarkimit të dheut janë gjetur një granatë dore dhe 192 fishek të amës së zjarrit.
Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalë edhe njësiti EOD i FSK-së ku edhe i kanë bërë tërheqjen e mjeteve shpërthyese.
Është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar lëndën e rastit e dhe vazhdon të hetohet.