Analisti politik dhe gazetari Valon Syla ka ironizuar me veprimet e fundit të kosovarëve karshi konfliktit mes Palestinës e Izraelit.
Syla me anë të një postimi në Facebook ka parashtruar pyetjen se a e ka njohur Palestina Kosovën, shkruan lajmi.net.
“A e paska njoftë Palestina Kosovën a? Çka është gjithë e ky muhabet…”, ka shkruar ai.
Ndryshe, për të premten në Prishtinë është organizuar një marsh në përkrahje të Palestinës në Prishtinë.
Palestina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës e madje nga ky shtet ka pasur deklarata kundër një veprimi të tillë.