Urimi i fitër bajramit nga kryetarja e komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani:
Të dashur qytetarë të Luginës së Preshevës,
Ju uroj nga zemra festën e madhe të Fitër Bajramit.
Duke pasur parasysh rëndësinë dhe vlerën e kësaj feste për të gjithë myslimanët, dua t'Ju uroj shëndet, begati e mbarësi në familjet tuaja.
Meqenëse sot përfundon muaji i Ramazanit,
Lusim Zotin që të gjitha lutjet tuaja të jenë të pranuara dhe sakrificat tuaja të shpërblyera nga Zoti i Madhërishëm.
Le të jetë kjo festë e madhe një shembull i përhershëm për të gjithë se si duhet vepruar njeriu i devotshëm duke ftuar në paqe, mirësi, tolerancë e dashuri, siç na mëson edhe feja Islame.
Ne sapo përfunduam një muaj me plotë sakrificë, përkushtim, disiplinim shpirtëror dhe fizik.
Tani po rikthehemi në natyrshmërinë e rëndomtë.
Shpresojmë të kemi dalur të rilindur në kërkim të një jete me më shumë përpjekje për liri, barazi, unitet, solidarizim politik, social dhe qytetar.
Gëzuar për shumë mote Festēn e Fitër Bajramit.
Paqe, gëzim e mirëqenie në familjet tona.
Bashkërisht në këtë ditë të bekuar feste po lutemi për paqe, mirësi e harmoni në mbarë botën.
Zoti i bekoftë gjithë shqiptarët.