Mbahet mbledhja e parë e këshillit komunal në Preshevë

Mbahet mbledhja e parë e këshillit komunal në Preshevë

Gjatë ditës së sotshme ka filluar të mbahet mbledhja e parë e këshillit komunal në Preshevë në krye me kryetarën e komunës znj.Ardita Sinani.

Pasi që kjo është mbledhja e parë e koalicionit qeverisës, mbledhja është fokusuar ne formimin e disa komisioneve për të vëzhguar punët të cilat janë kryer, kanë mbetur në gjysmë dhe keqpërdorimet nga pushteti i kaluar, raporton Rtv Aldi.

Si dhe pikë e rendit të ditës është edhe shkarkimi dhe emrimi i kryeshefit të administratës komunale në Preshevë.