Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar për skenat e tmerrshme te salla “1 tetori” ku u krijua tollovi e madhe nga të moshuarit që po prisnin për vaksinim.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se këto pamje thërrasin në ndërgjegjen e secilit, shkruan lajmi.net.
Ai ka kërkuar nga qeveria që të mos i trajtojë në këtë formë qytetarët e Kosovës.
Postimi i plotë:
Këto pamje na thërrasin të gjithëve për reflektim. Këto pamje prekin ndërgjegjjen e secilit.
Ju lutem mos i trajtoni kështu qytetarët e Kosovës! Reflektoni!.