Kryetarja e komunës së Preshevës e shoqëruar nga zv.kryetari i komunës, Ragmi Mustafa dhe kryetari i Kuvendit, Sami Salihu si dhe kryetarin e OVL të UÇPMB-së, Nazmi Hajredinin në ditën e dëshmorëve të UÇPMB-së, përkujtuan ata të cilët dhanë më të shtrenjtën e tyre, jetën, për një ideal që vazhdon të mbetet i pa plotësuar.
Fillimisht delegacioni vendosi kurora lulesh pranë vendin ku ka rënë heroikisht dëshmori Mitat Musliu ku më pas vazhduan edhe tek penda e Rahovicës tek vendi ku kanë rënë heroikisht katër dëshmorë. Komandant Delta, Komandant Terri, Komandant Qingji dhe Kastriot Arifi, raporton Rtv Aldi.
Në fund kryetarja e komunës së Preshevës së bashku me bashkpuntorët e saj, kryetarin e OVL-UÇPMB-së si dhe ish ushtarë të UÇPMB-së vendosën kurora lulesh tek vendi i ish lapdarit në qendër të qytetit të Preshevës.
Ky është përvjetori i 20 i rënies heroike të dëshmorëve të luftës së lavdishme të UÇPMB-së/Rtv Aldi.