Organizata e Veteranëve të Luftës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë organizoi akademi përkujtimore në 20 vjetorin e rënies së 28 dëshmorëve të Luginës së Preshevës.
Kjo akademi u mbajtë në amfiteatrin shtëpinë e kulturës ''Abdulla Krashnica '' në Preshevë ku të pranishëm në këtë akademi ishin figura të ndryshme si kryetaja e komunës së Preshevës, zv.kryetari i komunës, zv.kryetari i komunës së Bujanocit, familje të dëshmorëve dhe shumë qytetarë të tjerë që i'u bashkuan kësaj akademie.njofton rtvaldi.com
Akademia filloi me himnin kombëtar shqiptarë ku më pas u mbajtë një minutë heshtje për nderë të dëshmorëve të rënë historikisht, për të vazhduar më pas me programin e përgatitur, ku fillimisht fjalën përshëndetëse e mori kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, z.Nazmi Hajredini i cili në fjalimin e tij tha se kjo është një ditë ku duhet të përkujtojmë dhe vlerësojmë gjakun dhe mundin e dëshmorëve të cilët luftuan dhe ranë dëshmorë për liri
Akademia vazhdoi edhe me këngë dhe poezi kushtuar dëshmorëve të kombit./rtvaldi.com