znj.Sinani priti në takim kryetarin e kuvendit të Referendumit z.Ibrahim Kadriu si dhe bashkëveprimtarin z.Sadik Sadiku.

znj.Sinani priti në takim kryetarin e kuvendit të Referendumit z.Ibrahim Kadriu si dhe bashkëveprimtarin z.Sadik Sadiku.

Postimi i kyretarës së komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani:

Sot pata nderin ta mirëpres në një vizitë, z.Ibrahim Kadriu, kryetar i Kuvendit të Referendumit të 1 dhe 2 marsit të vitit '92, të shoqëruar nga bashkëveprimtari z.Sadik Sadiku.

Është gjithnjë kënaqësi të bashkëbisedosh me z.Kadriu, por është edhe më vlerore kur e nderon në cilësinë e kryepërfaqësueses institucionale të qytetarëve të Komunës së Preshevës.

Z.Ibrahim Kadriu mishëron Kuvendin dhe Referendumin, demokracinë përfaqësuese dhe direkte, si kategori themeltare dhe thelbësore të vullnetit popullor.

Njeri i shkencave sociale, arsimit dhe edukimit; z.Kadriu është një intelektual i angazhuar dhe jokonformist i cili nuk u ndalë kurrë së lexuari, së menduari dhe së vepruari për një Preshevë të lirë, të barabartë dhe të emancipuar.

Duke e merituar respektin dhe vlerësimin para së gjithash institucional, z.Ibrahim Kadriu është një nga vlerat e Komunës sonë.

Është udhërrëfyes se si qytetari duhet të jetë vazhdimisht i angazhuar për të mirën e përgjithshme si prioritet shoqëror dhe njerëzor.