Fotografisti i njohur Arian Mavriqi mban ekspozitë në Bujanoc

Fotografisti i njohur Arian Mavriqi mban ekspozitë në Bujanoc

Gjatë ditës së sotme në Bujanoc është zhvilluar ekspozita personale e fotografistit të njohur shqiptar Arian Mavriqi. Paraprakisht z.Mavriqi u prit nga i pari i komunës z.Arifi në kabinetin e tij, dhe më pas së bashku hapën ekspozitën me fotografi. 

Qëllimi i kësaj ekspozite është promovimi i vlerave tona nëpërmjet artit të fotografisë, duke veçuar fotografitë e pasurive tona arkeologjike, të natyrës dhe ato të faunës. Një ekspozitë e tillë synohet të bëhet traditë në trojet tona.

Ju kujtojmë që ekspozita po realizohet me iniciativën e koordinatorit për kulturë Nevzad Luftiut dhe Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc.