znj.Sinani dhe z.Mustafa pritën në takim përfaqësuesit e OVL-UÇPMB-së

znj.Sinani dhe z.Mustafa pritën në takim përfaqësuesit e OVL-UÇPMB-së

Postimi i kryetarës së komunës së Preshevës znj.Sinani

Takim i frytshëm me përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

U zotova se vetëqeverisja jonë lokale do të jetë e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit, me qëllim të përmirësimit të mirëqenies së familjeve të dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të luftës, aq më tepër duke i marrë parasysh rrethanat dhe kushtet jashtëzakonisht të vështira në të cilat vepron kjo organizatë.