znj.Sinani ka shkruar:
Në vazhdën e takimeve, sot në kabinetin tim, prita z.Kiron Reid, shef i Zyrës së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian me seli në Bujanoc.
Zyra e OSBE-së për Luginën në përgjithësi, e për komunën e Preshevës, mbetet e rëndësishme, sidomos në aspektin politik, si urë lidhëse mes përfaqësuesve lokalë të Preshevës me institucionet republikane.
Andaj, sot me z.Kiron Reid mes shumë temave, diskutuam edhe për diskriminimin e shqiptarëve, në përfaqësimin e tyre në institucionet shtetërore.
Brengë e përbashkët ishte migrimi i të rinjve nga Presheva, si rezultat i mosperspektivës, si dhe për shkak të mosnjohjes së diplomave dhe problemeve burokratike të nostrifikimit të tyre.
OSBE është dhe do të jetë partner i qeverisjes sonë në shërbim të demokratizimit të institucioneve qendrore, rajonale dhe lokale; si dhe përmirësimit të legjislacionit në fuqi.