DIPLOMATI AMERIKAN PO QËNDRON NË BUJANOC
Zyrtari i lartë politik në Ambasadën e ShBA-së në Beograd z. Thomas Lee po qëndron në Bujanoc. Vizitën e filloi me të parin e komunës Z. Nagip Arifi.
Çështja politike dhe e sigurisë, plani 7 pikësh dhe problemi me pasivizimin e adresave të qytetarëve shqiptarë në Luginë ishin disa nga temat kyqe që u trajtuan në këtë takim.
Kryetari Arifi kërkoi nga diplomati amerikan vëmendje më të shtuar në Luginë të Preshevës, e veçanarisht në Bujanoc, ku pas fshirjes së qytetarëve shqiptarë nga regjistri civil në Medvegjë, metodë e njejtë po aplikohet edhe në komunën e Bujanocit.