Shoqata humanitare ''Lotët e Gëzimit'' së bashku me aktorin Artan Ibishi kanë filluar ndërtimin e një shtëpie për familjen e Kushtrim Mustafës

Shoqata humanitare ''Lotët e Gëzimit'' së bashku me aktorin Artan Ibishi kanë filluar ndërtimin e një shtëpie për familjen e Kushtrim Mustafës

Fatmirësisht ka akoma njerëz human që dëshirojnë të ndihmojnë dikë, e fjala është për Shoqatën "Lotët e Gëzimit" që po e bëjnë të lumtur familjen e Kushtrim Mustafës nga fshati Norçë me shtëpi të re.

Familja Mustafa ka jetuar me 8 antarë të familjes në dy dhoma, me të ndëgjuar për këtë familje shoqata "Lotët e Gëzimit" së bashku me aktorin Artan Ibishi i cili është edhe bashkfshatarë i Kushtrimit kanë marrur iniciativën për ndërtimin e një shtëpie për këtë familje e cila do të ndërtohet nga themelet e deri në çelësa në dorë,raporton Rtv Aldi.

Stafi i shoqatës "Lotët e Gëzimit" kryetare Luljeta Ajdari, nënkryetare Irfete Maliqi dhe sekretare Liridona Pajaziti në emër të shoqatës kanë faleminderuar Artan Ibishin për përkrahjen si dhe të gjithë ata që kanë kontribuar për ndërtimin e kësaj shtëpie.

Artan Ibishi ka faleminderuar të gjithë donatorët që kanë dhuruar diçka nga vetja e tyre për ti ndihmuar familjes së Kushtrim Mustafës që ta gëzojnë me një shtëpi të re.

Shoqata "Lotët e Gëzimit" mbetet e përkushtuar për të ndihmuar shumë familje në nevojë dhe është e hapur për bashkëpunim me të gjithë bisneset apo organizatat  ndryshme që shprehin interesim për ti ndihmuar familjeve në Preshevë.