Halli i deputetit të LVV-së është rregullimi i kravatës, jo temat e problemet e qytetarëve që po diskutohen në Kuvend

Halli i deputetit të LVV-së është rregullimi i kravatës, jo temat e problemet e qytetarëve që po diskutohen në Kuvend

Debatet rreth temave të nxehta në Kuvend, për marrëveshjen me Serbinë, asaj me NATO-n, ngacmimet seksuale ndaj vajzave të mitura, kriza ekonomiko-sociale dhe situata me pandemi në Kosovë, nuk e kanë shqetësuar aspak deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha.

Shqetësimi i Bashës është fokusuar te rregullimi i kravatës.

Basha ka hapur në seancë llaptopin e tij, duke ndjekur një video në Youtube se si rregullohet kravata.

Madje ai shihet duke praktikuar udhëzimet e dhëna në video në kravatën e tij.

Basha në zgjedhje ka marrë 10 mijë e 311 vota nga banorët e Kosovës që të jetë zë i tyre për përmirësimin e jetës dhe nuk besojmë se ndonjë nga ta është i interesuar të dijë si i rri kravata.