Postimi i kryetarës së komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani:
Në kabinetim tim, e shoqëruar nga zv.kryetari i Komunës, z. Ragmi Mustafa prita në takim përfaqësuesit e Bashkësisë Islame në Preshevë, i udhëhequr nga kryetari i saj z. Ibrahim Ahmedi.
Në takim diskutuam për problematikat me të cilat BI e Preshevës përballet, sidomos sa i përket Medresesë së Preshevës.
Nevojat dhe kërkesat për realizimin e tyre deri më tani kanë hasur në vesh të shurdhër, duke mos hasur fare në mbështetjen e institucioneve komunale.
Unë u zotova se do të jem në disponim të plotë për realizimin e kërkesave të BI.