Amazon nuk shet produkte të Google Nest

Midis Amazon dhe Google siç duket ka një luftë.

Mosmarrëveshja mes Amazon dhe Google shkon në raundin e ardhshëm. Siç raporton Business Insider , nuk do të ketë produkte Google Nest të disponueshme në Amazon së shpejti. Google mori një mesazh nga Amazon duke deklaruar se asnjë nga produktet Nest nuk duhet të shitet në Amazon më. Nest pastaj vendosi të heqë tërë asortimentin e vet nga Amazon.

Amazon po përpiqet të zgjerojë pozicionin e saj të tregut me folësin e mençur Echo dhe programin e tij të ndihmës të kontrolluar nga zëri Alexa.

Konflikti mes Amazon dhe Google shtrihet në të kaluarën kur kishin mosmarrveshje rreth shitjeve të pajisjeve të mençura të Google.