Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së në koordinim me partitë politike shqiptare në Luginë të Preshevës kanë paralajmëruar marshin protestues me moton Duam bashkim me Kosovën.
Lajmin e ka bërë publike kryetari i OVL UÇPMB-së, Nazmi Hajredini në profilin e tijë në fb përmes një njoftimi zyrtarë. Marshi organizohet të dielën më datë 25 korrik në ora 11.00 në Preshevë. 110 VITE TË NDARË 110 VITE TË DËBUAR 110 VITE TË VRARË DHE MASAKRUAR 110 VITE TË NËPËRKËMBUR DHE TË DISKRIMINUAR Pjesmarrja juaj, zëri juaj. Dil dhe protesto thuhet kështu në njoftimin për media të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së.