​Ofroi lokalet për prostitucion, arrestohet një person në Gjilan

​Ofroi lokalet për prostitucion, arrestohet një person në Gjilan

Policia e Kosovës ka arrestuar në Gjilan personin me inicialet M. Sh., nën dyshimet se ka ofruar lokale për prostitucion.

I dyshuari që tri vjet ka qenë në arrati dhe pas arrestimit i njëjti është intervistuar dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative dhe veprave penale, dhe po ashtu ndërmarrjen e veprimeve efikase operacionale për identifikimin, arrestimin dhe sjelljen e personave të përfshirë në veprime të kundërligjshme para organeve të drejtësisë, thuhet në komunikatë.