Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi telefonojnë Ramiz Lladrovcin

Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi telefonojnë Ramiz Lladrovcin

Ramiz Lladrovci është telefonuar së fundi nga Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Lladrovci, i cili tha se kjo ishe një nga bisedat më emocionale në jetën e tij dhe se që nga shkuarja et yre në Hagë, sipas Lladrovcit sot ishte hera e parë që e dëgjonte zërin e tyre.

Ai ka falënderuar të dy për thirrjen, teksa tha se ata u mungojnë jo vetëm miqve dhe familjarëve por edhe shtetit.

“Ndër bisedat e mia më emocionale në jetë, ishte biseda e sotme telefonike me miqtë e mi, Hashimin dhe Rexhepin. Bisedat ishin plot ndjeshmëri, sepse, për herë të parë prej se ndodhen në Hagë, pata rastin të flas e ndëgjoj zërin e tyre”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Ndër bisedat e mia më emocionale në jetë, ishte biseda e sotme telefonike me miqtë e mi, Hashimin dhe Rexhepin.

Bisedat ishin plot ndjeshmëri, sepse, për herë të parë prej se ndodhen në Hagë, pata rastin të flas e ndëgjoj zërin e tyre.

Ish presidenti, Hashim Thaçi dhe UÇK-ja është pjesë e pandashme e historisë tonë, krenarisë dhe dinjitetit nacional.

I falënderova për thirrjen miqtë e mi, Hashimin dhe Rexhën dhe ju thash se ju i mungoni jo vetëm familjeve, shokëve e miqve, por edhe Republikës së Kosovës, shtetit e shtetësisë tonë.

Faleminderit, ish President, miku im Hashim, faleminderit Rexhë!