Ambasadorja e Britanisë së Madhe viziton Bujanocin

Ambasadorja e Britanisë së Madhe viziton Bujanocin

Kryetari i komunës së Bujanocit z. Arifi ka pritur sot Ambasadoren e Britanisë së Madhe në Beograd, Shkëlqesinë e Saj Sian MacLeod e shoqëruar nga këshilltari i saj Vladan Avramoviq.

Kryetari Arifi njoftoi ambasadoren britaneze rreth situatës politike, sociale dhe ekonomike në Bujanoc, me theks të veçantë problemet rreth nostrifikimit të diplomave  dhe mos interesimi i organeve shtetërore për zhvillimin ekonomik të pjesës jugore të Serbisë, ku bëjnë pjesë Bujanoci dhe Presheva.

Ambasadorja MacLeod përsëriti mbështetjen e Britanisë së Madhe në zhvillimin e komunave më të pazhvilluara në Serbi, si Bujanoci dhe Presheva.