Barcelona regjistron Ferran Torresin në La Liga

Barcelona regjistron Ferran Torresin në La Liga

Barcelona ka kompletuar regjistrimin e sulmuesit Ferran Torres në La Liga.

Spanjolli u transferua para disa javëve te katalunasit nga Man City për 55 milionë euro plus 10 milionë euro bonuse

Por, që disa javë pas transferimit, Barcelona nuk arriti ta regjistrojë lojtarin në La Liga.

Sidoqoftë, me huazimin e Philippe Coutinho te Aston Villa dhe rinovimin e kontratës së Samuel Umtiti me zbritje page, Barcelona ka arritur ta regjistrojë Torresin.

“Falë rinovimit të kontratës, Barcelona mund të regjistrojë Ferran Torresin në Ligën Profesionale spanjolle”, shkruhet në komunikatë.