Chelsea pas Bremer

Chelsea pas Bremer

Gjiganti anglez, Chelsea janë pas mbrojtësit të Torinos, Gleison Bremer.

‘Blutë e Londrës’ janë në kërkim të përforcojnë ekipin në repartin e mbrojtjes, pasi Antonio Rudiger dhe Andreas Christensen do të largohen në fund të sezonit.

Sipas lajmeve që qarkullojnë në Angli, Chelsea janë vënë pas qendërmbrojtësit të Torinos, Gleison Bremer, përcjell lajmi.net.

Bremer ka kontratë me ekipin italian deri në vitin 2024 dhe ka një klauzolë largimi prej 30 milionë euro.

Braziliani po kalon në një formë të mirë në Seria A, në 33 ndeshje sa ka marr pjesë gjithsej ka shënuar tri gola dhe regjistruar një asistim.