MARSI I KRENARISË

MARSI I KRENARISË

Kam menduar shumë herë, se si muaji mars për shqiptarët është muaji i krenarisë por edhe i dhembjes krenare. Me çdo kusht, që ua ofroi kjo dhembje, shqiptarët dolën faqebardhë por edhe të trishtuar shpirtërisht, që nuk i tundi asnjë fuqi në tokë.

Edhe pse vitet po kalojnë shumë shpejt, historia me hapa të shkëlqyer, po e bënë punën e saj të lavdishme. Sa herë përmendet muaji mars, na shkon mendja te Kosova jonë e dashur, te këngët legjendare, që u këndohen heronjëve, martirëve, besa edhe dhembjes, që përditë përlotë zemrat e bijëve e bijave tonë/a, që shkuan në rrugën e lirisë dhe e paguan me çmimin më të lart, atë të qenurit i  përjetshëm në qiell.

Letërsia dhe dhembja krenare, ecën në rrugën plot lakadredha por që mbetën shtylla të palëkundura, të shoqërisë shqiptare. Të veçanta në analet historike, mbetën datat e rëndësishme si fillimi i gazetarisë moderne me revistën "Albania" e themeluar nga Faik Konica,  Ismail Kadare shkroi veprën "Lulet e ftohta të Marsit", lindi ideologu i çështjes kombëtare Mit'hat Frashëri, poashtu lindi edhe patrioti Gjerasim Qiriazi nga Manastiri, edhe mjeshtri i fjalës shqipe, Faik Konica.

Nuk mjafton vetëm këto që u cekën sidomos në aspektin letërsisë, sepse pati edhe dhembje madje edhe krenari. Vlenë të theksohet, se dhembje pësoi kombi shqiptar kur në muajin mars u vra ministri, politikani, poeti, intelektuali Luigj Gurakuqi në Bari të Italisë.

Marsi i krenarisë qëndron edhe kryehero edhe tek shqiptarët e Preshevës, sespe me Referendumin e 1 dhe 2 Marsit 1992, shqiptarët dolën ballëhapur se dëshironin të ishin pjesë e teritorit të Kosovës, që sot e kësaj dite mbetet testament, për secilin që jeton dhe vepron në këtë tokë arbërore.

Muaji mars, sjell pranverën, të rënët të gjallët, vesën, shiun, diellin por edhe idealin se populli ynë do të jetë i përjetshëm, saherë që këtë tokë do ta ngroh dielli i përjetshëm.

Shkruan Mr. sc. Shefat Ademi