3 kartona të kuq për një minutë për K.F.Tërnocin, reagon z.Shaip Kamberi

3 kartona të kuq për një minutë për K.F.Tërnocin, reagon z.Shaip Kamberi

Reagimi i plotë i deputetit Kamberi:

3 kartona të kuq për lojtarët e KF Tërnocit në minutin e 65'  të ndeshjes së zhvilluar në Vlladiçin Han në fakt janë kartona të kuq për shqiptarët në përgjithësi.

Eliminimi nga Liga në të cilën KF Tërnoci po garon është qëllimi kryesor i këtij skandali të paparë deri më tash.

Atyre po i pengon prezenca e KF Tërnocit në këtë garë. Vendosmëria e lojtarëve e entuziazmi i ekipit që po udhëheq me klubin.

Gati e gjithë pjesa tjetër e ekipit është ndëshkuar me kartona të verdhë dhe si pasojë është ndërprerë ndeshja.

Kjo është e padrejtë. Kjo është pasqyra më e mirë se sa pak na dojnë e sa shumë i pengojmë. Qoftë edhe në fushë e poashtu edhe në garë.

Ftoj Federatën e futbollit që të ndalojë menjëherë këto padrejtësi.

KF Tërnoci as nuk shuhet e as nuk eliminohet.

Ai, nganjëherë edhe mund të humbë, por në garë e në fushë.

Jo me referë të pacipë e me qëllime tendencioze.

Kartoni i kuq i referit në Vlladiçin Han mund edhe të ketë eliminuar nga loja Herolindin, Basrijën e Notin, por asnjëherë nuk do ta vrasë vullnetin e tyre për të shkëlqyer për KF Tërnocin.