Pas vdekjes së nënës, Jimmy Fallon rikthehet në ekran

Shfaqja duhet të vazhdojë, por jo pa disa fjalë prekëse për Gloria Fallon...

as një ndërprerje të emisionit “The Tonight Show”, Jimmy Fallon u rikthye në ekran dhe nderoi nënën e tij të ndjerë me disa fjalë emocionuese.

Jimmy mbajti lotët…

“Siç e dini disa nga ju, nëna ime Gloria vdiq dhe unë anulova shfaqjen e javës së kaluar për të qenë me familjen time dhe për të bërë disa aranzhime, ajo ishte audienca më e mirë, ajo ishte ajo që unë gjithmonë po përpiqesha ta bëja të qeshte, dhe ajo ishte e tillë një fanse e shfaqjes”, tha Jimmy.

E! Neës konfirmoi se Gloria vdiq në mënyrë paqësore më 4 nëntor në një spital në New York. Jimmy ishte në shtratin e nënës së tij së bashku me të dashurit e tjerë.

“Ndihem kaq mirënjohës që unë mund ta bëjë këtë gjë çdo natë dhe unë jam shumë mirënjohës për mbështetjen e të gjithëve. Nënë s’do të ndalojë asnjëherë përpjekjen të të bëjë të qeshësh, të dua”.