Deklarata e fundit e Shakirës emocionon fansat: Makthi im vazhdon, në gjendje të rëndë

“Gjatë gjithë karrierës sime, kurrë nuk jam kam qenë në një situatë të tillë"

Fillimi i muajit nëntor do të startonte edhe turneun e shumëpritur Evropian të Shakirës. Por duket se nuk ishte e shkruar që këngëtarja të niste koncertet e saj këtë muaj. Gjendja e saj shëndetësore, ishte e rënduar dhe e shtyu Shakirën të anulonte koncertet momentalisht. Ajo vuan nga një hemoragji në kordat zanore, dhe praktikisht e ka të pamundur të performojë në skenë.

“El Dorado World Tour” do të shtyhet të paktën deri në vitin e ardhshëm për shkak të problemeve shëndetësore. 40-vjeçarja nga Kolumbia ka njoftuar gjithë fansat përmes llogarive të rrjeteve të saj sociale.

“Gjatë gjithë karrierës sime, kurrë nuk jam kam qenë në një situatë të tillë. Hemoragjia nuk është zhdukur dhe makthi im vazhdon.  Faleminderit gjithë atyre që më kanë kuptuar dhe kanë treguar besueshmëri ndaj meje. Gjithë forca dhe energjia e tyre pozitive ka ardhur tek unë. ”- rrëfen ajo, teksa shpreh padurimin për t’u rikthyer në skenë.