Ja kush është e dashura e Brad Pitt

Çifti thuhet se është në lidhje që dy muaj...

Ka kaluar më shumë se një vit që kur Brad Pitt (53) dhe Angelina Jolie (42) i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Angelina ka gjetur dashurinë në filantropin  britanik, ndërsa tash përmendet se Brad ka gjetur dashurinë e re. Ai është në lidhje me Charlotte Casiraghi (31), vajzën e princeshës Caroline nga Monako.

 Charlotte është e lirë që nga viti 2015 pas ndarjes me Gad Elmaleh, aktor, me të cilin ka një fëmijë. Brad dhe Charlotte së fundi janë parë në Los Anxhelos gjatë një vizite në muze, shkruan revista New Idea. Çifti thuhet se është në lidhje që dy muaj. “Askush nuk ka mundur të besoj kur i panë së bashku.

 Askush nuk ka pritur se do ta takojë me anëtaren e familjes mbretërore”, ka thënë një burim. Charlotte është fëmija e dytë e princeshës Caroline nga Monako dhe aktualisht është e nënta në radhë për fronin.

 Ajo aktualisht është ambasadore për Gucci dhe shkruan tekste për The Independent, Another Magazine dhe Above Magazin.