Pas vdekjes së vajzës, aktori i njohur reagon ashpër ndaj mediave: Ajo vdiq në dhomën e saj…

“Portale” moj Partale. Çka ju duhen pëlqimet me dezinformata, he mos qofshi...

Aktori i njohur kosovar Çun Lajçi ka humbur tre ditë më parë vajzën e tij, e cila është gjetur e vdekur në lagjen “Dardania” të Prishtinës.

Pas publikimit të njoftimit nga Policia, ku vdekja e 34-vjeçares konsiderohej e dyshimtë, mediat online kanë shkruar se vajza e re ka humbur jetën nga mbidoza.

Por kjo e ka mërzitur më tepër aktorin e njohur, I cili ka reaguar përmes një statusi në Facebook, ku i akuzon portalet se kërkojnë të marrin vetëm like duke dezinformuar publikun.

Lajçi shkruan se vajza e tij vdiq në prehrin e nënës, dhe se mediat kanë nxjerrë shkakun e vdekjes para mjekësisë ligjore.

Statusi i aktorit në Facebook:

 “Portale” moj Partale. Çka ju duhen pëlqimet me dezinformata, he mos qofshi. Bubulina ime vdiq në dhomën e saj e n’prehnin e nanës saj. E ju e hudhni prej lagjës ne lagje dhe konstatoni vdekjen përpara mjekësisë ligjore. Ju lumtë!!!”