Nëntë njerëz kanë vdekur dhe 16 të tjerë janë plagosur pasi një person ka përplasur furgonin për këmbësorë në kryeqytetin e Kanadasë, Toronto, tha policia.
Shoferi ka ikur nga vendi i ngjarjes, por është arrestuar disa blloqe më tej dhe është dërguar në paraburgim, thanë autoritetet e rendit.
Ato po ashtu thanë se nuk e kanë përcaktuar ende motivin e sulmit.
Incidenti ka ndodhur në në rrugën Yonge në orën 13:30, sipas kohës lokale.
Policia kërkoi nga qytetarët të shmangin zonën.
Shërbimet e metrosë pranë u pezulluan.
Autoritetet nuk dhanë asnjë përshkrim për shoferin.
Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, tha se lutet për të gjithë të prekurit nga “incidenti i tmerrshëm”.