Një sulmues vetëvrasës ka kryer sulmin brenda ndërtesës derisa militantët e tjerë kanë nisur zjarr më 2 maj, ka njoftuar ministria e Shëndetësisë në Libi.
Pamjet në rrjetet sociale janë shfaqur tym të zi në selinë e Komisionit.
Zëdhënësi i Komisionit Zgjedhor, Khaled Omar ka thënë se forcat e sigurisë kanë tentuar të fitojnë kontrollin e ndërtesës.
Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, i cili duket të ketë pasur qëllim dëmtimin e procesit zgjedhor.
Zgjedhjet e mbështetura nga Kombet e Bashkuara janë pjesë e përpjekjeve për të stabilizuar Libinë, pas nisjes së trazirave, si pasojë e vrasjes së dikatorit Muammar Gaddafi.