Suedia do ta ndaloj përdorimin e parasë së gatshme

Suedezët po largohen gjithnjë e më shumë nga paratë e gatshme duke i përdorur kartelat bankare apo a

Suedezët po largohen gjithnjë e më shumë nga paratë e gatshme duke i përdorur kartelat bankare apo aplikacionet për të bërë pagesa. Sipas një studimi të ri, kombi suedez është në rrugë të mbarë që t’i lë anash paratë e gatshme plotësisht deri në vitin 2023, ndonëse shitësit presin që ende të pranojnë para në dorë edhe pas kësaj kohe.

A është e vdekur paraja e gatshme?

A keni vënë re se gjatë viteve të fundit, ju keni filluar më shpesh t’i përdorni kartat tuaja bankare ose aplikacionet mobile për pagesa se sa paranë e gatshme? Ju nuk jeni të vetëm në këtë, ky trend ka qenë në rritje edhe në vendet e tjera të botës. Në Kinë, për shembull, paraja e gatshme është duke dal nga përdorimi, pagesat me aplikacionet mobile në këtë shtet vitin e kaluar është dyfishuar. Po ashtu, viteve të fundit Suedia po largohet nga përdorimi i parasë në dorë, ekspertët parashikojnë se është çështje e kohës që ky vend të mbetet pa para të gatshme.

Sondazhi i shitësve të ndryshëm suedezë zbuloi se gati gjysma e tyre pritet të ndalojë pranimin e parave të gatshme deri në vitin 2025. Aktualisht, 97 për qind e të gjithë shitësve ende pranojnë pagesa në para të gatshme, por vetëm 18 për qind e të gjitha transaksioneve aktualisht përfshijnë të holla.

Kartela bankare ose aplikacioni për pagesa

Interesante, pagesat mobile janë ende të varfra. Kartat e kreditit dhe të debitit janë mënyra kryesore që njerëzit paguajnë, ndërsa aplikacionet mobile të pagesave janë vetëm 0.4 për qind. Është e paqartë se pse vetëm një numër i vogël i njerëzve duket se i përdorin ato; kjo mund të jetë një çështje lehtësie, besimi ose thjesht duke e ditur se si të përdoren.

Konsumatorët në një masë të madhe e pranojnë këtë ndryshim. Bankat po nxisin klientët e tyre që të qëndrojnë sa më larg parasë së gatshme duke përdorur shërbimet dixhitale, pasi ata duan që të reduktojnë rrezikun e grabitjes. Gjithashtu dhe shitësit me pakicë e ndajnë këtë mendim.