Reperi amerikan, Eminem, ka lëshuar një sulm katër minuta e gjysmë ndaj presidentit Donald Trump, në një ‘freestyle’ që u transmetua të dielën në BET Hip Hop Awards.
Në këtë video ai e kontestoi patriotizmin e presidentit, kritikoi politikat dhe përqeshi premtimet e kampanjës së tij.
Diku në tekst ai thotë se duhet dhënë respekt Barak Obamës, pasi që tani në zyrë, sipas tij kanë një kamikaz.
“Dhe secili fans i imi që është përkrahës i tij, po bëj një vijë në rërë: ti ose je pro ose kundër, dhe nëse nuk mund të vendosësh kë pëlqen më shumë, dhe je i ndarë se përkrah kujt duhet të rrish, unë do ta kryej këtë për ty: Q***”, thotë Eminem.