Man City: Këto skuadra ndikuan tek UEFA për të na dënuar

Man City: Këto skuadra ndikuan tek UEFA për të na dënuar

Te Manchester City besojnë se disa skuadra janë duke qëndruar prapa vendimit të UEFA-s për t’i suspenduar nga garat evropiane.

Javën e kaluar, UEFA bëri të ditur se ka dënuar Manchester Cityn me ndalesë pjesëmarrje për dy vite në garat evropiane shkaku i shkeljeve të rregullave financiare.

Kampionët në fuqi kanë bërë të ditur se do ta apelojnë këtë vendim, që ka tronditur ata dhe futbollin anglez.

Derisa po përgatisin ankesën për dënimin, te Manchester City janë duke besuar se UEFA është ndikuar nga disa skuadra të mëdha, për t’i larguar nga Evropa.

The Athletic raporton se Manchester City po beson se skuadra si Real Madrid, Bayern Munich e PSG, kanë bërë presion te UEFA për të vendosur këtë sanksion.