Emrat e sportistëve që janë konfirmuar me koronavirus

Bota sportive po vuan nga efektet e koronavirusit.

Disa sportistë kanë rezultuar pozitivë në testet mjekësore, duke u detyruar të futen në karantinë, si ata, ashtu edhe shokët e tyre, madje edhe rivalët.

Lista e sportistëve të prekur me koronavirus del të jetë e gjerë.

Futboll

Timo Hubbers i Hannover ishte futbollisti i parë i konfirmuar me koronavirus, për t’u pasuar me dy lojtarë të tjerë, Daniele Rugani (Juventus) dhe Manolo Gabbiadini (Sampdoria).

Në orët e vona të ditës së enjte, Arsenal konfirmoi se me koronavirus është prekur edhe trajneri i tyre, Mikel Arteta, dhe pas mesnate, me koronavirus u konfirmuar edhe ylli i Chelseat, Callum Hudson-Odoi.

Basketboll

Në Evropë, i pari pozitiv ka dalë Trey Thompkins i Real Madridit, i cili ka shkaktuar tronditje të madhe edhe te pjesa e futbollit, të cilët po ashtu janë në karantinë.

I rrallë ka qenë edhe rasti i basketbollistit të Utah Jazz, Rudy Gobert, që ka sjell pezullimin e NBA.

Çiklizëm

Fernando Gaviria në rrjetet sociale ka njoftuar se ka marrë virusin, dhe se mbetet i izoluar në Abu Dhabi.