Skandal: Kryeshefi i drejtoratit për punë të inspekcionit Enver Aliu, ndërton shtëpi pa leje, ankohen banorët e lagjes (DOKUMENT)

Skandal: Kryeshefi i drejtoratit për punë të inspekcionit Enver Aliu, ndërton shtëpi pa leje, ankohen banorët e lagjes (DOKUMENT)

Në dokumentet të cilat janë siguruar nga banorët e lagjes në rrugën Qemajl Shehu, shihet se si me datë 21.04.2020, u janë drejtuar me kërkesë organeve komunale (kryetarit të komunës, Këshillit Komunal dhe Kryeshefit të administratës komunale) për ndërmarrjen e veprimeve zyrtare, me të cilat do të pengohen veprimet kundërligjore që janë duke u kryer nga Kryeshefi i Drejtoratit për punë të inspekcionit Enver Aliu.

Në kërkesë thuhet se Enver Aliu, në kundërshtim me vullnetin e pronarëve të tokës, në mënyrë arbitrare ka marr veprime të shfrytëzimit të parcelave kadastrale 6019, 6020, 6021, 6022, 6023 dhe 6025/1 në Preshevë, në lagjen Llapinca, në të cilat parcela eshte ndërtuar rrugë private për nevojat e pronarëve të parcelave të lartë cekura, të cilat parcela vazhdojnë të jenë pronë private.

Enver Aliu, ka filluar me i shfrytëzuar në fillim vetëm duke kaluar në këmbë nëpër to, e 10 ditët e fundit ka filluar edhe me transportin e materialit ndërtimor me mjete motorike.

Në kërkesë poashtu thuhet se kryeshefi i drejtoratit për punë të inspekcionit, ka filluar me ndërtimin e shtëpisë pa leje të organeve të Komunës e duke e shfrytëzuar pozitën zyrtare, për ndërtimin e shtëpisë në parcelën kadastrale me numër 6038/1 dhe 6038/2, parcela që gjinden në fund të rrugës në pronë private të pronarëve të lagjes.

Banorët kanë kërkuar nga organet përgjegjëse të Komunës, të ndërmarrin gjitha veprimet ligjore për ndërprerjen e këtyre veprimeve që është duke i kryer i lartë përmenduri, duke aktivizuar inspekcionin e ndërtimtarisë, i cili do të dilte në vendin e ngjarjes ku do të konstatonte gjendjen dhe do të urdhëronte ndalimin e ndërtimit pa leje të objektit.

Pas ankesës se bërë nga banorët e kësaj lagje, me datë 29.04.2020, inspektori Komunal i ndërtimtarisë ka bërë procesverbal mbi kontrollin e inspekcionit me numër 05.Br.354-42, në të cilin konstatohet se Enver Aliu, është duke kryer veprime kundërligjore, nuk posedon lejen e ndërtimit dhe i ndërprehet vazhdimi i punimeve në ndërtimin e shtëpisë.

Me datë 01.05.2020, inspektori i ndërtimit ka sjellur aktvendim me numër 05.br.344-42/20 me anë të së cilit urdhërohet që investitori Enver Aliu në afat prej 30 ditëve nga pranimi i këtij aktvendimi, të largojë objektin e ndërtuar pa leje, me dimensione të përgjithshme 10,00x11,00 metra në parcelën kadastrale numër 6838/2 KK Preshevë, të cilin e ndërton pa lejen e ndërtimit poashtu ta rikthej në gjendjen e mëparshme në teren.

Në aktvendim Enver Aliu, oblihohet që menjëherë ti ndërpres punimet në parcelën e përmendur numër 6838/2 në Preshevë.

Ne bazë të Aktvendimit shihet se nga inspekcioni i ndërtimit i është mbyllur edhe vendpunimi në parcelën e përmendur.

Përkundër këtyre veprime të ndërmarrura nga inspekcioni komunal i ndërtimit, banorët e lagjes theksojnë se Enver Aliu, është duke vazhduar punimet në parcelën e përmendur dhe tani rastin do ta paraqesin në inspekcionin Republikan me kallëzime penale për keqpërdorimin e detyrës zyrtare.