Skandaloze: Drejtoria e sh.f.''Prof. Ibrahim Kelmendi'' pyet prindërit që fëmijët e tyre të mësojnë në gjuhë serbe apo amtare

Skandaloze: Drejtoria e sh.f.''Prof. Ibrahim Kelmendi'' pyet prindërit që fëmijët e tyre të mësojnë në gjuhë serbe apo amtare

Formularët skandaloz! 

Drejtoria e shkollës fillore "Prof. Ibrahim Kelmendi" në Preshevë, ua nis arsimtarëve kujdestar të shkollës që t'u ofrojnë prindërve për deklarim lidhur me organizimin e mësimit për nxënësit në gjuhën serbe apo amtare.

Këta formular kanë arritur nga Ministria e Arsimit në Beograd në të gjitha shkollat fillore të Serbisë. Në këtë rast, drejtoria e shkollës ka ra në provokim të rëndë sepse një deklarim i tillë nuk i përket shkollave me mësim në gjuhën shqipe që e kanë të rregulluar që nga themelimi me statut, ligj dhe të drejt kushtetuese.

Prandaj, ftojmë drejtorinë e shkollës që pa humbur kohë të tërheqin këtë aktivitet i cili është provokim shumë i rëndë për prindërit shqiptar. Nga ana tjetër ftojmë arsimtarët kujdestar dhe prindërit që mos t'u përgjigjen një provokimi të tillë qoftë nga drejtoria e shkollës e sidomos ministria e arsimit në Beograd.

Në kohën kur në Luginë të Preshevës ndodhet i ngarkuari për punë në ministrinë e jashtme të Republikës së Shqipërisë z. Gent Cakaj, e ftojmë që nga vizita në Medvegjë të merr rrugën drejt për Beograd dhe të zhvilloj debat absolut shumë të ashpër me ministrin e arsimit në Serbi.

Kjo, nga fakti se provokim më i rëndë për shqiptarët në Luginë nuk ka se të pyetet a don mësimin që nga klasa e parë e shkollimit fillor shqip apo serbisht. Mbase, ky mund të jet vetëm një hap para imponimit të mësimit në gjuhën zyrtare të shtetit serb.

KJO NUK KALON KURRË! RM