Mos u stepni nga era e saj e keqe, 1 thelb hudhër esëll bën mrekulli për organizmin

Ideja e të ngrënit hudhra mund të mos ju entuziasmojë aspak, sidomos kur sillni ndërmend aromën e tyre karakteristike.

Kur bëhet fjalë për shëndetin duhet të merrni parasysh gjithçka, si për shembull të hani 1 thelb hudhër esëll në ditë.

Së pari duhet të dini që hudhra përmban substanca azotike, kalium, selen, kalcium, magnez, acid sulfurik dhe fosforik, vitamina C, D, B, më shumë se 400 përbërës mineralë të ndryshëm duke përfshirë këtu antioksiduesit, të cilët gëzojnë një sërë vetish pozitive terapeutike.

1.Çtoksikon trupin: Hudhra përmban squfur, një element shumë i rëndësishëm që ndihmon trupin të çtoksikohet nga helmet dhe metalet e rënda.

2.Përmirëson shëndetin e kockave: Konsumi i katër thelpinj hudhrave është i këshillueshëm sidomos për femrat në menopauzë që kanë kocka të dobëta, transmeton living.al.

3.Ul nivelin e kolesterolit të keq në gjak: Një ndër mënyrat më natyrale për të ulur nivelin e kolesterolit të keq në gjak dhe penguar oksidimin e venave është të konsumoni 4 thelpinj hudhra në ditë. Hudhra parandalon gjithashtu sëmundjet kardiovaskulare si dhe tensionin e lartë të gjakut.

4.Lufton virozat e stinës: Ndryshimet e temperaturës së ditëve të fundit kanë shtuar ndjeshëm rastet me viroza dhe grip. Nëse jeni edhe ju një ndër të prekurit mos hezitoni të hani katër thelpinj hudhra në ditë, ose t’i zieni e t’i pini në formë çaji.