Kapet mat Shqiprim Arifi: “Njesia 3: 1100m2 kocka të betonit dhe Njësia nr2: 1600m2 kocka të betonit” (FOTO)

Kapet mat Shqiprim Arifi: “Njesia 3: 1100m2 kocka të betonit dhe Njësia nr2: 1600m2 kocka të betonit” (FOTO)

Pjestari i Shoqërisë civile “Kërko të drejtën tënde, Preshevë”, Adi Bajrami, përmes një postimi në facebook, ka publikuar një fotografi të kryetarit Shqiprim Arifi, i cili para vetes ka një letër të bardhë, në të cilën shihet se është e shkruar: Njësia nr 3: 1100m2 kocka te betonit, dhe Njësia nr 2: 1600m2 kocka te betonit.

Bajrami, ka zbuluar ‘planifikimin’ e kryetarit Arifi, që votuesit preshavarë, mes tjerash do ti josh edhe me kocka betoni. Ai ka shkruar:

“Strategi gati me i ble votat:

Njesia nr 3: 1100m2 kocka te betonit.

Njesia nr 2: 1600m2 kocka te betonit.

Allah zgate, se kena lehte jo

Nuk e di ku jane gazetaret, mediumet, analistat, qonu mare se do me na ble krejt votust me pleskavica, kocka e bandera!!! Pahhh” – ka shkrua në origjinalitet, Adi Brajrami, që së fundmi është anëtarsuar në Partinë për Veprim Demokratik.

Megjithate, kohëve të fundit Alternativa për Ndryshim e Shqiprim Arifit, ka filluar një fushatë, ku shumicën e antëreve dhe votuesve të saj, po i fton nëpër darka dhe dreka, që kapin koston e mijëra eurove.